Barcelonë 3 Dite ★★★
PROGRAMI I DETAJUAR - BARCELONË
Dita 1: Mbërritja në Barcelonë
Fluturimi direkt nga Tiranë për në Barcelonë. Pas mbërritjes, transferoheni në hotel dhe akomodoheni. Mbrëmja e lirë për shijuar atmosferën e qytetit.
Dita 2: Eksplorimi i Barcelonës
Pas mëngjesit, nisemi për një tur në qytet, duke vizituar lagjen Barceloneta, Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve dhe Muzeun e Pablo Picasso. Pas vizitës në Akuariumin e Barcelonës, mund të shijoni drekën dhe më pas kohë të lirë për shopping. Akomodimi dhe mbrëmje e lirë.
Dita 3: Arkitektura dhe Historia
Vizitoni kompleksin WELA, Bazilikën Sagrada Familia dhe Parkun Guell, të dizajnuar nga Gaudi. Pasdite, shëtitje në Passeig de Gracia dhe vizitë në Fontana Magica për një shfaqje mbresëlënëse dritash. Kthim në hotel.
Dita 4: Sheshin e Montjuik dhe Dhomën Historike
Eksploroni Sheshin Espanja dhe kodrën Montjuik, me Muzeun Kombëtar të Artit Katalan dhe stadiumet olimpike të Barcelonës. Më pas, vizitoni portin, statujën e Kristofor Kolombit dhe shëtisni në Bulevardin Las Ramblas. Fluturimi i kthimit për në Tiranë pas vizitave.
Çmimi përfshin:
- Fluturim vajtje-ardhje
- Transferta dhe shëtitjet me autobus
- Akomodimi 3 netë
- Mëngjeset gjatë qëndrimit
- Shoqërues shqiptar
Çmimi nuk përfshin:
- Drekat, hyrjet në muze dhe taksat lokale
Për më shumë informacion dhe rezervime, kontaktoni Ozon Travel! ✈️🌍